“Çmenden” shqiptarët tue vnue baste për Shqipninë si fituese e Europianit

Nën shembullin e nji tifozi të Leicester’it në Angli, i cili parashikoi në fillim të kampionatit, fitoren e ekipit të tij me nji koeficient 1:5000, edhe disa tifozë shqiptarë po parashikojnë suksesin e kuqezijve në “Euro 2016”.

Për ma tepër, ata u janë drejtue pikave të basteve, tue vendosë shuma të ndryshme për fitoren e Shqipnisë në Kampionatin që nis nesër në Francë.

Koeficientët për Shqipninë ndryshojnë nga 500-600, në varësi të kompanive të basteve. Pra, për çdo 1 euro të vendosun munden me u fitue 500-600 euro.