Çmendet PSG, 300 milionë për dyshen e andrrave

Presidenti Nasser Al-Hhelaifi kërkon të paguajë klauzolën e largimit të Neymar. Lajmin e ban të ditun “Gazzetta Dello Sport” që thekson se manjati nga Lindja e Mesme ka gati 300 milionë Euro për brazilianin dhe portugezin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo. Zlatan Ibrahimovic nuk ka pranue me rinovue me kampionët e Francës dhe në këtë mënyrë, Al Khelaifi mendon për me ba nji revolucion të vërtetë, mbasi Champions League mbetet objektivi i vërtetë i tij.
Në llogarinë e Barcelonës ai ka premtue me i derdhë 193 milionë Euro, ndërsa pjesa tjetër planifikohet me shkue në arkën “Los Blancos”, bile simbas gazetës italiane, sulmuesi i skuadrës madrilene ka dhanë “ok” për finalizimin e operacionit menjëherë në fund të sezonit aktual, mbasi parisienët i kanë ofrue plot 26 milionë Euro në sezon.