Çmendunia e Europianit, priten përballje ‘titanësh’

Edicioni i 15’të i Kampionatit Europian ka nji formulë të çuditshme ku shihet nji ndamje interesante për sa i përket finalistëve.

Rezultatet e arrituna nga këto kombëtare ka ba që në njanën anë të tabelës për ndeshjet në vazhdim të vihen të gjitha ekipet e mëdha, ndërsa në anën tjetër, ekipe, të cilat nuk kanë arritë ma parë suksese ndërkombëtare.

Kombëtaret ma të mëdha kanë me u përballë mes tyne për me sigurue nji vend në finalen e madh.

Simbas tabeles, Italia, Spanja, Gjermania, Anglia dhe Franca kanë m u përballë mes tyne për me përcaktue nji finalist. Ndërsa, në krahun tjetër, finalisti ka me dalë nga Zvicra, Polonia, Kroacia apo Uellsi.