‘Çmendunia’ e Milanit, 100 milionë euro për 4 blemje të bujshme

Drejtues të Milanit po planifikojnë që merkaton e Kallnorit të bajnë 4 blemje të bujshme për me u kualifikue sezonin e ardhshëm në Champions League.

Momentalisht kuqezijtë renditen në vendin e 3’të veç 4 pikë larg liderit të ligës, Juventusit.

Vincenzo Montella kërkon me sjellë në “San Siro” Cesc Fabregas (pengesa e vetme asht pagesa, e cila kërkohet me qenë ma shumë se 6 milionë euro në sezon), shkruen “calciomercato”.

Mateo Musacchio (Villarreal), Milan Badelj (Fiorentina), Karim Bellarabi (Bayer Leverkusen) dhe Cesc Fabregas janë emnat.

Nëse kompletohen këto blemje, atëherë ky ka me qenë formacioni i mundshëm i Milanit:

Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, De Sciglio; Fabregas, Badelj, Bonaventura; Bellarabi, Bacca, Niang.