Çmimi i biletave për ndeshjen e parë të Kosovës kundër Finlandës

Federata e Futbollit e Finlandës ka fillue shitjen e biletave për ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Grupit I për Kupën e Botës 2018, Finlanda – Kosova, që ka me u zhvillue me 5 Shtator në stadiumin “Veritas” në qytetin Turku.

Ky stadium ka kapacitet prej vetëm 9.372 ulësesh, prandej ata që janë të interesuem për me ndjekë nga afër këtë ndeshje duhet që sa ma parë me rezervue nji biletë në mënyrë që me përkrahë Kosovën në debutimin e saj historik në garat zyrtare të UEFA’s e FIFA’s.

Aktualisht në shitje online asht vnue nji numër i vogël i biletave dhe ato janë të ndame në katër kategori dhe atë me këto çmime:

Kategoria 1: prej 24.50 deri 53.50 euro

Kategoria 2: prej 19.50 deri 43.50 euro

Kategoria 3: prej 14.50 deri 32.50 euro

Kategoria 4: prej 8.50 deri 22.50 euro