Çmimi i biletave për Shqipni-Zvicer, shumë i naltë!

Nji javë para ndeshjes së parë të Shqipnisë në finalet e nji kampionati europian, çmimi i biletave ka kapë rekorde historike për nji ndeshje, po ashtu “historike” të kombëtares se Shqipnisë.

Në ditën e parë të lëshimit të biletave, ma e lira ka kushtue 25 euro në kategorinë 3 (mbas gollave), ndërsa sot ka mbetë vetëm nji kategori ku mundet me u ble bileta online, ku çmimet variojnë nga 380 dollarë në 579 dollarë amerikanë.

Në nji nga faqet zyrtare (http://www.viagogo.com/Sports-Tickets/International-Soccer/UEFA-Euro-2016/UEFA-European-Championship-2016-Tickets/E-1040050), ku munden me u ble biletat online, çmimet fillojnë zyrtarisht nga 230 USD, por nuk ka bileta të disponueshme dhe shtohen edhe komisionet e agjencisë.

Gjithsej, në këto momente janë vetëm 53 bileta të disponueshme për ndeshjen Shqipni-Zvicër, që ka me u zhvillue në orën 15.00 të datës 11 Qershor 2016 në Lens të Francës, por numri pakësohet mbas çdo momenti.