CNN, shkrim ekskluziv për debutimin e Kosovës

Gjiganti mediatik “CNN”, i ka dhanë hapsinë të madhe debutimit të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botnor.

“CNN” ka ba nji tekst special për Kosovën, tue shtue edhe disa fotografi të jashtëzakonshme.

“Ndeshja e parë, golli i parë, pika e parë. Sporti kapërcen politikën dhe Kosova fillon kualifikimet në Kupën e Botës”, shkruen fillimisht “CNN”.

kosova

Tutje, në tekst përshkruhet vështirësia që Kosova e kishte deri në momentet e fundit rreth lejes së FIFA’s për gjashtë futbollistë.

“Nji barazim i zakonshëm me Finlandën, në sërë rrethanash të jashtëzakonshme. Gjashtë lojtarë nuk e dinin ende nëse FIFA kishte me i lejue ata për me luejt”.

Njani ndër ata që pritën ma shumë ishte Valon Berisha dhe pikërisht ai shënoi në minutën e 60 tue u futë në librin e historisë, tue e çmendë në festë qytetin Turku dhe tue marrë përgëzime nga e tanë bota”.

160905115914-kosovo-child-football-mitrovica-army-exlarge-169

Në fund, “CNN” shkruen për vështirësitë politike të Kosovës, tue e mbyllë megjithatë shkrimin në nji mënyrë të bukur.

“Në Serbi pati reagime të ndryshme, por tash tetë vjet mbas shpalljes së pamvarësisë së Kosovës nga Serbia dhe dy vjet nga miqësorja e parë kundër Haitit, ekipi i trajnerit Albert Bunjaku e ka fatin krejtësisht në duert e tij”