Conte nuk i tutet Spanjës: Fitojmë na!

Itali-Spanjë luhet të Hanen. Kjo sfidë nuk e tremb trajnerin e Italisë, Antonio Conte. Ky i fundit asht i bindun se gjanat kanë me shkue mirë, pamvarësisht humbjes ndaj Republikes së Irlandës që ishte dhe e para për kombëtaren e Italisë në Euro 2016.

Conte u shpreh se ekipi tij i ka tana mundësitë me shkue larg në këtë Europian: ”Sigurisht që më vjen keq që e mbyllëm këtë fazë me nji humbje, por pamvarësisht kësaj, jam shumë i kënaqun me paraqitjen që banë futbollistët e mi. Besoj shumë te aftësitë e lojtarëve që kam në dispozicion dhe nëse japim maksimumin në fushë, suksesi asht i garantuem”, u shpreh Conte.

Mandej trajneri 46 vjeçar foli dhe për takimin në fazën e 1/8, ku përballë ka me pasë Spanjën, e cila në finalen e vitit 2012 e mundi Italinë me rezultatin e thellë 4-0.

“Spanja favorite? Ky asht mendimi i ju gazetarëve, sepse i imi s’ka lidhje më këtë që thoni ju. Shorti na vuni përballë nji nga ekipet ma të forta në botë dhe fati nuk ishte me neve”.