Copa America, vjen lajm i randësishëm për Argjentinën

Në prag të finales së madhe të Copa America, Argjentina merr nji lajm fantastik mbasi sulmuesi i Arsenalit Alexis Sanchez ka pësue nji lëndim dhe asht në dyshim nëse ka me u aktivizue si titullar me Kilin.

Ylli kilian u detyrue me ndërpre seancën stërvitore mbasi pësoi nji lëndim të vogël në kambën e tij të majtë.

Nëse Sanchez mungon në këtë duel, atëherë ma të lehtë mundet me pasë fitoren ekipi i Argjentinës, e cila në edicionin e kaluem ka humbë pikërisht nga Kili.

Finalja e madhe e Copa America, luhet në orën 2 të mëngjesit të ditës së Hane.