‘Corriere Dello Sport’: Lojtarët e Shqipnisë ma të mirë se Pogba

E përditshmja italiane ‘Corriere Dello Sport’ ka përpilue klasifikimin e futbollistëve të kampionatit italian, të cilët luejnë me kombëtare të ndryshme.

Ajo që bie në sy asht befasia e lojtarëve të Kombëtares shqiptare, të cilët në bazë të paraqitjeve të tyne renditen ma nalt se Paul Pogba.

Lojtari ma i mirë, i cili ka meritue notën 8 asht kroati Ivan Perisic i Interit, i cili ka shkëlqye në 3 ndeshjet e zhvillueme në Euro 2016.

Ajeti, Memushaj, Hysaj dhe Berisha ishin befasina, mbasi me prezencën e tyne ishin ma nalt se ‘ylli’ francez që kushton mbi 100 milionë euro.

Ajeti renditet në vendin e 6, me notën 7 tue u kthye në befasia e Kampionatit Europian, mbasi ka neutralizue çdo rrezik të kundërshtarit.

Memushaj mban vendin e 9 në këtë klasifikim, me notën 6,5. “Godet shtyllën ndaj francezëve dhe organizon kundërsulme. Përmirëson rendimentin përballë Rumanisë”, asht komenti për mesfushorin.

Renditja e plotë dhe vlerësimi simbas “Corriere Dello Sport”:

I. Perisic (Inter/Kroaci) – nota 8
A. Morata (Juventus/Spanjë) – nota 7.5
J. Blaszczikovski (Fiorentina/Poloni) – nota 7.5
M. Hamsik (Napoli/Sllovaki) – nota 7
N. Kalinic (Fiorentina/Kroaci) – nota 7
A. Ajeti (Frosinone/Shqipni) – nota 7
M. Brozovic (Inter/Kroaci) – nota 7
S. Khedira (Juventus/Gjermani) – nota 6,5
L. Memushaj (Peskara/Shqipni) – nota 6,5
M. Badelj (Fiorentina/Kroaci) – nota 6,5
M. Mandzukic (Juventus/Kroaci) – nota 6,5
K. Glik (Torino/Poloni) – nota 6,5
E. Hysaj (Napoli/Shqipni) – nota 6,5
B. Xhemajli (Xhenoa/Zvicër) – nota 6,5
D. Mertens (Napoli/Belgjikë) – nota 6
I. Strinic (Napoli/Kroaci) – nota 6
V. Shczesnji (Roma/Poloni) – nota 6
V. Chirichres (Napoli/Rumani) – nota 6
E. Berisha (Lacio/Shqipni) – nota 6
R. Naingolan (Roma/Belgjikë) – nota 6,5
P. Pogba (Juventus/Francë) – nota 6
S. Lichtajner (Juventus/Zvicër) – nota 6
J. Kucka (Milan/Sllovaki) – nota 6
S. Vrsaljko (Sasuolo/Kroaci) – nota 5,5
E. Halfredson (Verona/Islandë) – nota 5,5
C. Tatarusanu (Fiorentina/Rumani) – nota 5,5
P. Evra (Juventus/Francë) – nota 5,5