Costa feston gollin tue ba selfie, ky asht reagimi i Ancelottit (video)

Douglas Costa shënoi goll në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbach në kuadër të Bundesligës dhe festimi i tij ishte jo i zakonshëm.

Njajtë siç kishte ba Totti disa sezone ma parë, braziliani mori telefonin e tij dhe bani selfie me disa tifozë ”Bavarezë”

”Na jetojmë në nji botë ku ka media sociale, dhe natyrisht unë due që lojtarët e mi të fokusohen tanësisht në ndeshjet e tyne”

”Por, ishte goll mbas lëndimit të tij dhe ai luejti mirë, besoj se mundet me përballue. Ndoshta, ndonjiherë kur shënon goll vjen dhe ban nji selfie me mue” -thotë Ancelotti.