Çudia ma e madhe e vitit në futboll, vjen nga Rusia (video)

Nji gja jo e zakontë ka ndodhë në futbollin rus. Në nji ndeshje në kategorinë e juniorëve janë përballë dy ekipet Krylva Samara dhe Tom Tomsk.

Ndeshja asht luejt në temperatura të ulta si zakonisht në Rusi, por edhe me shumë borë.

Tom Tomsk u paraqit me fanellat e gjelbërta dhe ishte krejt në rregull, mirëpo vendasit vendosën me luejt me të bardha.

E kjo gja ka sjellë panik nga mediat ruse, të cilat nuk kanë mujt m’i dallue lojtarët me fanella të bardha nga fusha e bardhë e mbulueme nga bora.