Çudia me fanellën e Shqipnisë, në fabrikën e jashtëligjshme në Itali

Fanella e Kombëtares së Shqipnisê asht nxjerrë në treg në mënyrë të paligjshme. Në Bergamo të Italisë policia vendase ka zbulue nji fabrikë, që prodhonte fanella fallce të ekipeve të ndryshme sportive, por edhe të kombëtareve të ndryshme.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në fabrikë nji sasi të madhe fanellash të sulmuesit italian, Graciano Pele, i cili asht paraqitë shumë mirë në ndeshjet e Italisë në Europian.

Në këtë fabrikë janë sekuestrue gjithashtu edhe shumë fanella të Kombëtareve të Shqipnisë, Gjermanisë, Francës, Uellsit, Islandës dhe Belgjikës.