Daily Mail ironizon: Futbollistët anglezë “shkëlqejnë”

Lojtarët anglezë nuk arritën me dhanë atë shkëlqim që pritej nga ta në fushën e lojës, por orët e tyee janë të mahnitshme. E, qysh mos me ra n’sy, kur vlera e tyne arrin deri në 50,000 paund.

Asht pikërisht Daily Mail ajo që përmes nji shkrimi ironizon lojtarët anglezë, të cilët simbas saj nuk dhanë atë që duhej në Francë, por që janë fokusue ma tepër në shoping.

Anglezët janë kritikue gjanësisht për mënyrën e eleminimit të tyne nga Euro 2016, prej Islandës në 1/16. Por, edhe pse ata nuk arritën me shkëlqye në fushë, orët e tyne shkëlqenin mbasi i kthyen nga Franca, shkruen Daily Mail.