Daily Mail: Kujdes nga ky lojtar i Shqipnisë

Është Ergys Kaçe lojtari që duhet me u mbajtë nën vëzhgim të Kombëtarja e Shqipnisë gjatë Euro 2016, të paktën këtë përfundim ka nxjerrë “Daily Mail”, që ka ba nji analizë të tana grupeve të Euro 2016.

Ish mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Martin Keown parashikon ecuninë e ekipeve, por ndalet gjatë edhe te filozofia e trajnerëve dhe liderët e 24 ekipeve pjesëmarrëse.

Ylli i Shqipnisë konsiderohet kapiteni Lorik Cana, i cili u ba lojtari i parë shqiptar që luejti në Premier League, mbasi gjatë sezonit 2009-2010 mbajti të veshun fanellën e Sunderland.

Për sa i përket kalimit të grupit nga Shqipnia, Daily Mail shkruen se kuqezijtë duhet me pasë shumë fat që me realizue nji gja të tillë.