Daily Mail: Shqipnia nuk e ka meritue eliminimin

Tabloidi britanik Daily Mail ka analizue sot fazën e grupeve dhe paraqitjen e secilës kombëtare në Europian, tuee vnue nota për secilin ekip, me notën A si ma të naltën.

Me A me yll, tue qenë kombëtaret ma të mira në absolut deri tash, janë përzgjedhë veç Kroacia e Islanda. Me A janë vlerësue Hungaria e Irlanda e Veriut, ndërsa me A- asht vlerësue Uellsi.

Me B+ janë vlerësue Italia e Polonia, ndërsa mbas tyne me B janë vlerësue Gjermania, Sllovakia e Shqipnia.

“Nji prej dy humbësve të pafat që e mbylli në vendin e tretë dhe nuk ja doli me u kualifikue, Shqipnia i tejkaloi gjithë pritshmënitë, edhe pse nuk mundi me kalue. Impresionues, edhe pse luejti me 10 lojtarë në humbjen ndaj Zvicrës, shqiptarët mbajtën Francën 0-0 për 90 minuta dhe mandej fituen ndeshjen finale, tue mbajtë gjallë shpresat për kualifikim. Nji garë e mirë dhe diçka nga e cila vërtet mundet me u ndërtue e ardhmja. Nota: B”, shkruen Daily Mail.