Dalin në shitje biletat për ndeshjen Real–ManUtd në Shkup (foto)

UEFA ka fillue shitjen e biletave për Superkupën e Europës ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndeshje kjo që do zhvillohet në Shkup.

Tifozët shqiptarë kanë nji mundësi shumë të mirë për me i pa dy gjigantet e futbollit europian, Real Madrid dhe Manchester Unitedit.

Të dy këto ekipe me 8 Gusht kanë me luejt në Superkupën e Europës, ndeshje kjo që ka me u luejt në Filipi II Arena në Shkup.

UEFA tashma ka nisë shitjen e biletave Online, ku çmimi për kategorinë e parë asht vetëm 50 euro.

Në kategorinë e dytë biletat kushtojnë nga 30 euro, ndërsa kategorinë e tretë dhe pjesët tjera nga 15 euro.

Aplikimi për biletë ka me zgjat deri me 4 Korrik, mandej UEFA përmes lotarisë ka me i zgjedh fituesit, të cilët kanë me pasë mundësi për me pa ndeshjen.

1_1497363542-1442338