Damtohet tue festue

Mbasi siguroi ngjitjen në Bundesligë, trajneri i Leipzig, Ralf Rangnick, pasti nji moment aspak të kandshëm, mbasi pësoi nji tërhekje muskuli gjatë festimeve në fushë.

57-vjeçari po vraponte në fushë për me i ikë futbollistit Davie Selke, i cili po tentonte me arritë trajnerin e tij me nji birrë në dorë, sapo gjyqtari dha shenjë për përfundimin e sfidës me Karlsruher. 

“Asht nji tërhekje muskuli dhe po trajtohet. Nuk besoj se ka me na u bashkue për festimet”, tha Achim Beierlorzer, njeriu i dytë në stafin teknik të Lepzig mbas Rangnick.