Dani Alves drejtue legjendes Pele: Kam fitue tituj ma shumë se ti!

Mbrojtësi i ekipit të Barcelona’s, Dani Alves ka vendosë me ngacmue legjendën e futbollit, Pele.

33-vjeçari brazilian ka folë menjiherë mbas shpalljes kampion në finalen e Coppa Del Rey kundër Sevilla’s.

“Pele, ti je mbret. Mbret, mirëpo unë kam fitue ma shumë tituj se ti. Relaksohu, nuk asht asgja për me u shqetësue. Nëse dëshiron me m’kritikue mue, atëherë vazhdo, mirëpo unë jam i lumtun”, ka thanë Dani Alves.