David Beckham vjen me nji thirrje për Britaninë!

Ylli anglez i futbollit, David Beckham, ka mbështet mbetjen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.

“Për femijët tanë dhe fëmijët e tyne, na duhet të përballemi me problemet e botës së bashku dhe jo vetëm”, ka thanë ish-futbollisti i Manchester United’it.

Më 23 Qershor, në Britani mbahet referendumi për vazhdimin ose jo të anëtarësisë në BE.

“Jetojmë në nji botë shumë energjike, ku së bashku jemi të fuqishëm. Për këtë arsye ka me votue për mbetjen në BE”, ka thanë Beckham përmes nji postimi në Facebook, dy ditë para referendumit.

Beckham, 41 vjet, ka theksue edhe ndikimin europian në karrierën e tij, gjatë së cilës ka fitue 19 trofe të randësishme dhe ka kalue katër vjet në Real Madrid.

Ai ka luejt po ashtu në Millano dhe Paris.

“Këto qytete të mëdha europiane dhe tifozët e tyne të pasionuem më kanë mirëprit mu dhe familjen time dhe na e kanë dhanë mundësinë me i shijue kulturat e tyne unike dhe frymëzuese”, ka thanë ish-mesfushori Beckham.