De Biasi befason në prag të ndeshjes me Lihtenshteinin

Më 6 Tetor Kombëtarja e Shqipnisë ka me luejt përballë Lihtenshteinit, ndërsa trajneri i kuqezijve Ganni de Biasi ka vendosë të lehtësojë lojtarët nga udhëtimi i dyfishtë.

Në këtë mënyrë, trajneri italian pritet ta bajë grumbullimin në Lihtenshtein kjo për të shmangë disa linja që përdorin futbollistët shqiptarë për të mbërrit në Shqipni.

De Biasi nuk ka shumë kohë për të pregaditë lojtarët e tij mbasi me 6 dhe 9 Tetor ka dy sfida të randësishme si mysafir kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës në “Loro Boriçi”.