De Biasi befason: Nuk asht fajtor referi për humbjen e Shqipnisë, po qe kush

debiasi

Trajneri i Shqipnisë, Gianni de Biasi ka folë për rastet që ndodhën në ndeshjen kundër Izraelit dhe dy kartonat e kuq.

Ai nuk ka dasht me fajësue referin, por për këtë ka ba përgjegjës lojtarët e tij, të cilët asht dasht me reague ma mirë në ato raste.

“Nuk ka qenë ndeshja ma e çuditshme, por episodet nuk kanë shkue në anën tonë. Na jemi fajtorë, sepse asht dasht të reagojmë më mirë në të gjitha rastet e dyshimta që ndodhën”, tha de Biasi pas ndeshjes me Izraelin.