De Biasi: E dimë vlerën e kundërshtarëve, por në fushë niset 0-0

Kapiteni dhe trajneri i Kombëtares së Shqipnisë të futbollit kanë dalë në nji konferencë për shtyp, nji ditë para ndeshjes me Zvicrën për Euro 2016.

I pyetun për sigurinë e ekipit shqiptar përballë nji ekipi kundërshtar të fortë si Zvicra, Gianni De Biasi asht shprehë se asht në pritje të fitores, ndërsa ka kërkue nga djemtë e Kombëtares që me dhanë maksimumin.

“Në këto 4 vite e gjysë, që jam në krye të pankinës, kemi pa nji përparim konstant. Presione nuk ka, pritshmëni po. Shpresoj me qenë nji turne, ku djemtë me dhanë maksimumin. E dimë vlerën e kundërshtarëve, por në fushë niset 0-0”, u shpreh De Biasi.