De Biasi e ka ‘sekretin’ e suksesit

Fitorja e Shqipnisë ndaj Maqedonisë nuk kaloi qetësisht mbasi media të ndryshme ndërkombëtare kanë përcjellë suksesin e ekipit të De Biasit.

Starti i kualifikueseve të Botnorit ‘Rusi 2018’ ka nisë mjaft mirë për kuqezijtë, të cilët kryesojnë Grupin G së bashku me Spanjën dhe Italinë.

Ekipi i Gianni De Biasit nuk ka ba revolucion në ekip, siç kanë ba kundërshtarët të këtij grupi.

Kuqezijtë i kanë mbetë besnik grupit të lojtarëve që kanë luejt edhe gjatë kualifikueseve të kalueme, apo edhe në Europian.

Me përjashtim të largimit të Canës dhe prumjes së Manaj, Strakoshës dhe Hykës, pjesa tjetër e ekipit ka mbetë e pandryshueme.

Ndryshe nga homologët, Gianni De Biasi nuk ka ndryshue shumë dhe nuk ka preferue që të eksperimentojë. Ai kërkon që ta shfrytëzojë këtë fakt, për të pasë si armë të fortë konsolidimin e ekipit dhe lojën me nji skemë që e njeh mjaft mirë dhe me anë të së cilës në të kaluemen ka përballue me sukses ekipe të madha e me shumë eksperiencë.