De Biasi e merr nji vendim për t’ardhmen e tij

Trajneri italian i Kombëtares së Shqipnisë, Gianni De Biasi ka folë për t’ardhmen e tij.

Mbasi arriti me ba realitet andrrën shekullore të shqiptarëve, tue e dërgue Shqipninë në nji Kampionat Europian, De Biasi llogaritet nji hero nga krejt shqiptarët.

Por mbas suksesit italiani ka pasë shumë oferta, ndërsa ai ishte edhe në listën e ngushtë të Italisë.

Vetë De Biasi ka folë për t’ardhmen e tij tue thanë se ka me qëndrue te Shqipnia.

“Kam nji kontratë me Federatën deri në 2017, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botnorit tjetër do të jem trajneri i Shqipnisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe”, tha De Biasi.