De Biasi habitet me tifozët shqiptarë për diçka

Trajner i Shqipnisë, Gianni de Biasi ka thanë se shumica e tifozëve e konsiderojnë Kosovën si Shqipni.

Italiani ka dhanë nji interviste për të përditshmen sportive madrilene “AS”, ku ka folë për tema të ndryshme.

“Asht e çuditshme. Shumica e tifozëve tanë nuk duen që Kosova dhe Shqipnia me luejt veçmas. Për shumë prej tifozëve tanë Kosova asht Shqipni”, ka deklarue ai.