De Biasi i thërret kosovarët, njani prej këtyne i ka thanë që ka me luejtë për Kosovën

Trajneri i Shqipnisë, Giani De Biasi u ka telefonue lojtarëve me prejardhje nga Kosova që me i kthye nji përgjigje nëse kanë me luejtë me kuqezijtë apo me vendlindjen e tyne.

Mësohet se veç njani prej tyne asht në shprehje i luhatun dhe mundet me u largue, por deri tash De Biasi nuk e kallxon emnin, shkruen Panorama Sport.

Këta janë 12 lojtarët, të cilët ka pyetë De Biasi, i cili po pret nji përgjigje:

Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Amir Rrahmani, Migjen Basha, Burim Kukeli, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Milot Rashica, Herolind Shala.