De Biasi: Jam gadi për stolin e Italisë

debiasi

Gianni De Biasi i hap derën Kombëtares së Italisë. Bile, trajneri shprehet jo vetëm tejet i tërhequn nga ideja për me drejtue stolin e Italisë, por edhe gadi për nji detyrë kaq të randësishme. Mbasi asht cilësue si nji prej kandidatëve ma t’fort, trajneri i Shqipnisë u shpreh edhe personalisht rreth mundësisë për me zavendësue Antonio Conte-n, pas përfundimit të Euro 2016. Me deklaratën e dhanë për “Quotidiano Sportivo”, e masandej të publikueme me bujë në të gjitha mediat ma të randësishme italiane, De Biasi e tha kjartë se pret nji telefonatë të mundshme nga kreu i Federatës, Taveçhio.

“Me u kanë trajner i Kombëtares së Italisë përban nji eksperiencë shumë tërheqëse, megjithatë për momentin nuk ka asgja konkrete. Ndihem gadi për këtë aventurë, e kush nuk kishte me kanë?”