De Biasi kallxon ekipin që ka me drejtue mbas Euro 2016

debiasi

Gianni De Biasi ka kallxue ekipin që ka me drejtue mbas EURO 2016.

Simbas tij, ai nuk planifikon që me u largue nga Shqipnia dhe ka me drejtue Kombëtaren mbasi ka nji kontratë deri në vitin 2017.

Trajneri italian tha se ka me qenë në krye të Shqipnisë edhe për kualifikimet e “Botnorit 2018”.

“Kam nji kontratë me Federatën deri në 2017, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botnorit tjetër kam me qenë trajneri i Shqipnisë, përveç në rast se Presidenti e mendon ndryshe”, tha De Biasi për Supersport.