De Biasi kallxon ma n’fund për lojtarin kryesor të Shqipnisë

Trajneri italian ka vlerësue mesfushorin Burim Kukeli si nji futbollist me cilësi të veçanta në fushë, ndërsa ky i fundit doket se nuk e kuptoi trajnerin italian, mbasi ai foli në gjuhën italiane.

“Ka cilësi teknike, shpirtin e sakrificës, dëshirën për me qenë gjithmonë në dispozicion të ekipit. E admiroj shumë sepse me qenë modest, por me i njoftë vlerat, asht nji cilësi e tij”, ka thanë De Biasi për Kukelin.

Por, mesfushori i befasoi tanë: “Unë nuk e kuptova (keshin në sallë). Faleminderit. Jam shumë krenar që luej për Kombëtaren, për këtë ekip. Falënderoj trajnerin dhe Kryeministrin për pasaportën”, tha Kukeli.