De Biasi kallxon se Cana nuk asht ma kapiten i Shqipnisë

Në nji konferencë për media, tekniku italian i dha lamtumirën mbrojtësit Lorik Canës tue nënvizue se veterani nuk ka me qenë ma kapiten i kuqezijve.

“Lorik Cana nuk asht grumbullue për këto ndeshje mbasi ka vendosë që të tërhiqet nga Kombëtarja. Dua me i ba homazh nji njeriu dhe lojtari të madh që i ka dhanë gjithmonë dhe gjithçka kësaj kombëtare. Due të falënderoj Canën për kontributin që ka dhanë te Kombëtarja e Shqipnisë”.