De Biasi kallxon t’ardhmen e tij

Ditëve të fundit folej se trajneri i përfaqësueses së Shqipnisë ka me drejtue shpejt nji ekip italian që merr pjesë në garat europiane, por kulmi i Gianni De Biasit në karrierë mbetet kombëtarja e Shqipnisë. Po ashtu, kishte lajme se De Biasi mundet me drejtue edhe ekipin e famshëm kroat Dinamo Zagreb.

Trajneri italian u pyet në nji intervistë për portalin sportiv “Tuttomercatoweb” edhe për ecuninë te kuqezijtë, ofertat e përfoluna së fundi dhe kualifikueset e Botnorit.

“Nuk kam pasë asnji ofertë nga Dinamo e Zagrebit, për ma tepër që unë kam nji kontratë me FSHF dhe jam i lumtun që drejtoj kombëtaren e Shqipnisë. Kam ndërmend që të respektoj angazhimin tim”, tha trajneri italian i kuqezijve.