De Biasi: Kjo asht strategjia për me mposhtë Francën

Giani De Basi, trajneri i Shqipnisë, në nji konferencë për shtyp ka kallxue ‘armën’ e tij që ka pregaditë për me i shkaktue probleme Francës.

“Na kemi me u mundue me i mbyllë hapsinat me Francën, mbasi luen përballë publikut të saj dhe ka me qenë mjaft e motivueme për me fitue ndeshjen. Nuk pres që Franca me qenë ajo e dy miqësoreve. Lojtarët individualistë që Franca ka janë shumë të mirë, por na kemi me u mundue me i ndalë”, theksoi De Biasi.

“Strategjia jonë ka me u bazue te goditja me kundërsulme dhe mbrojtja e mirë. Franca ka mjaft lojtarë të mirë dhe asht favorite për me fitue Kampionatin Europian. Shpresoj që me ba nji paraqitje të mirë dhe me dalë me pikë” deklaroi trajneri.