De Biasi: Ky asht synimi i Shqipnisë në Euro 2016

debiasi

Shqipnia paraqitet në Euro 2016 si nji prej ekipeve të vogla të gares. Me Gianni De Biasi’n në krye, kuqezijtë siguruen pjesëmarrjen historike në Francë, ku tashma kanë me i matë forcat me ma të mirët e kontinentit.

“Shqipnia asht kualifikue për herë të parë në finalet e nji organizimi të randësishëm si Kampionati Europian. Besoj se kjo arritje asht nji arsye e madhe që vendi dhe tifozët të jenë të lumtun dhe krenarë. Jemi të gjithë mjaft kurreshtarë me pa se çfarë mundet me ba ekipi në nji garë të nivelit të naltë”, ka deklarue trajneri i Shqipnisë, De Biasi.

Ai ka folë edhe për synimin e Shqipnisë në Euro 2016:

“Nuk dëshirojmë që thjesht me marrë pjesë. Kemi me u përpjekë me shtye sa ma shumë të jetë e mundun pjesëmarrjen tonë në Europian, tue shpresue te kalimi i grupit. Tue qenë se në fazën tjetër kualifikohen dy ekipet e para të grupeve dhe katër ekipet ma të mira të vendit të tretë, i kemi mundësitë për me realizue këtë objektiv:.