De Biasi me vendim të papritun

debiasi

Gianni De Biasi nuk ka me qenë përzgjedhës i Kombëtares së Shqipnisë dhe mundet me u largue edhe para skadimit të kontratës në muejin Shtator.

Italiani që arriti suksesin ma të madh në historinë e futbollit shqiptar, ka konfirmue se ka me u largue nga posti që mban aktualisht.

“Në fund të eliminatoreve nuk kam me qenë ma në stolin e Shqipnisë. Besoj se ka ardhë momenti që të largohem për me kërkue sfida të reja”, tha De Biasi në konferencë për media.

Madje, ai dha shej se largimi mundet me ndodhë menjiherë, tue mos i pritë as ndeshjet e fundit kualifikuese.