De Biasi mundet me u ba trajner i ekipit të njohun

Ekipi ma i madh i Kroacisë, Dinamo e Zagrebit, ka mbetë pa trajner mbas dorëheqjes së trajnerit të njohun kroat Zlatko Kranjcar. Tre humbje të njimbasnjishme gjatë këtij mueji, nga të cilat 2 në kampionat, me Osijekun 0-­1 dhe Rijekën 5-­2, dhe humbja në Ligën e Kampionëve 0­-3 me Lyonin kanë ba që Kranjcar të mos vazhdojë ma drejtimin e ekipit.

Menjiherë drejtuesit e ekipit janë vnue në kërkim të nji zavendësuesi dhe pistat e kërkimit janë mbrenda Ballkanit. Simbas të përditshmes kroate “Sportske Novosti”, kandidatët kryesorë për të marrë vendin e Kranjcar janë 3, dhe i pari mes tyne qëndron trajneri i Shqipnisë, Gianni De Biazi.