De Biasi: Në finale kanë shkue dy ekipe që i kemi mposhtë

Trajneri italian Gianni De Biasi theksoi se Shqipnia i ka mundë dy finalistet e ‘Euro 2016’, ndërsa habitet me faktin që Portugalia nuk arriti me fitue asnji ndeshje në grup, por tashma ndodhet në finalen e kësaj gare.

Më vjen me kajtë kur mendoj që Portugalia ndodhet në finale të ‘Euro 206’. Na në grup arritëm me fitue nji ndeshje, ndërsa ata jo, por fatkeqësisht nuk arritëm me u kualifikue për ma tej. Duhet me thanë gjithsesi se Fernando Santos ka ba me të vërtetë nji punë të shkëlqyeme, nuk ishte aspak e lehtë me çue në finale Portugalinë. I kemi mundë dhe më vjen mirë që kjo kujtohet. Asht diçka që ndodh nji herë, maksimumi dy herë në jetë, sepse diferencat me ta, si me Portugalinë ashtu edhe me Francën, janë shumë të mëdha