De Biasi për mediat spanjolle: Natën e parë n’Shqipni, vendosa karrigen te dera e dhomës

Ish-trajneri i Shqipnisë, Gianni de Biasi, tashma ka fillue aventurën e re në Spanjë në drejtimin e ekipit të Alaves.

Në fakt, ekipi i de Biasit dje ka pësue humbje para shikuesve të vetë ndaj Real Madridit me rezultat 2-1.

Pamvarësisht kësaj, italiani po vazhdon me folë për periudhën në krye të kombëtares së Shqipnisë.

Tue folë për paragjykimet në fillim për Shqipninë, De Biasi ka zbulue se natën e parë në hotel vendosi karrigen para derës së dhomës për shkak të tutës se kishin me vjedhë najsen te ai.

“Natën e parë në hotel e vendosa karrigen para derës së dhomës për shkak të tutës se kishin me më vjedh. Sot e them tue qeshë, sepse me kalimin e kohës mësova me i dashtë shqiptarët”, tha ai.

Shperndaje në: