De Biasi po kërkohet në Spanjë e Itali

Ofertat për Gianni De Biasin nuk kanë të ndalun.

Mbas kualifikimit me Shqipninë në “Euro 2016”, ofertat nuk kanë mungue për trajnerin e Kombëtares së Shqipnisë, Gianni De Biasi, i cili doket se preferon me qëndrue edhe ma tej në stolin e Shqipnisë.

Gjatë ditës së djeshme u raportue se trajneri italian ka refuzue nji ofertë nga ekipi italian, Palermo, ekip që shquhet për shkarkimin e shpeshtë të trajnerëve.

Tash, mediat raportojnë se përveç Palermos, për De Biasin asht tue u interesue edhe ekipi spanjoll, Deportivo Alaves.