De Biasi: Qe dy vjet nuk foli me Taren

debiasi

Trajneri i kombëtares së Shqipnisë, Gianni de Biasi, ka përgënjeshtrue përsëri mundësinë e nënshkrimit me Lazion, ashtu si edhe faktin që u përfol për nji takim të tij me drejtuesit e klubit italian.

“Disa kohë ma parë i kisha propozue Tares disa nga lojtarët e mi, të cilët simbas meje mund t’i banin punë Lazios. Nuk due me përmend emna, por i kisha këshillue disa elementë të mirë për objektivin e skuadrës, të cilët do të argëtonin shumë edhe publikun. Por, masandej zgjedhjet e tij ishin të ndryshme, nuk e di arsyen”, tha De Biazi për “Lalaziosiamonoi.it”.

“Nuk ka pas asnji darkë mes nesh, nuk foli qe dy vjet në telefon me Taren. Këshillat për të cilat ju fola ma sipër, nuk janë të kohëve të fundit. U ba shumë kohë që nuk foli me Iglin”, tregoi De Biasi për marrëdhëniet e tij me drejtuesin shqiptar të Lazios.