De Biasi: Qe kush fiton në ndeshjen Itali-Spanjë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka parashikue ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës. Trajneri kuqezi beson se Italia ka me i mposhtë iberikët dhe ka me u kualifikue për në fazën e çerekfinaleve të Euro 2016.

“Kam shumë besim, nëse Italia luen si në dy ndeshjet e para, egziston plotësisht mundësia që me u kualifikue tutje. Conte ka me pregaditë shumë mirë ndeshjen dhe mbas tana zhgënjimeve që kemi pësue përballë Spanjës në vitet e fundit, mundet me qenë ndeshja e duhun për me marrë revanshin. Na kemi nji mbrojtje shumë të fortë të bazuem te blloku Juventus, pësojmë shumë pak golla dhe dimë me ndërtue lojë, sidomos në krahë, të cilët ulen dhe ngriten tue krijue superioritet numerik”, ka deklarue De Biasi.