De Biasi: Veç me nji moment jam tutë

Trajneri i Kombëtares së Shqipnisë, e quejti mbramjen e fitores si ma të bukurën të këtyne katër viteve.

“Padyshim që asht mbramja ma e bukur në Francë dhe mbramja ma e bukur në këto katër vite”, deklaroi De Biasi.

“Rumania asht nji ekip i fortë, por na luejtëm me inteligjencë dhe nuk rrezikuem asgja, pos në atë rast të goditjes së dënimit që më tuti shumë”.