De Biasi zbulon listën për Austrinë e Luksemburgun

Gianni De Biasi ka zbulu listën e futbollisteve të ftuem për dy ndeshjet miqësore ndaj Austrisë dhe Luksemburgut.

Selektori i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biassi, gjatë nji konference për media të mbajtun në Tiranë, ka zbulu listën e futbollisteve të ftuem për dy ndeshjet miqësore ndaj Austrisë dhe Luksemburgut (më 26 dhe 29 Mars).

Risi në listën e strategut italian asht rikthimi i Mërgim Mavrajt, i cili ka mungu në disa ndeshje shkaku i lendimit.

Gjithashtu, risi asht edhe emni i yllit të Vitesses, Milot Rashicës, i cili do të luej vetëm në ndeshjen ndaj Luksemburgut.

Kurse, as kësaj radhe De Biasi nuk e ka ftu yllin e Konyasporti, Alban Mehën.

Lista e të ftuemve:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederik Veseli

Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kace, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Andi Lila

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzen Gashi, Milot Rashica (vetëm për Luksemburgun)