De Biasi zbulon: Qe me cilën kombëtare të madhe kam qenë afër marrëveshjes

Trajneri i Kombëtares së Shqipnisë, Gianni de Biasi vazhdon me “kajt” rastin e munguem për me marrë drejtimin e përfaqësues italiane të futbollit dhe insiston se ai ishte thuejse trajner i “Azzurrëve”.

Trajneri i kuqezijve e ka konfirmue nji gja të tillë edhe për “Rai Sport”, para ndeshjes mes Italisë dhe Gjermanisë që u zhvillue të Martën në Milano.

“Mendoj se kam qenë shumë pranë kombëtares, kam takue Carlo Tavecchio (kryetar i federatës italiane të futbolli, v.j.) së fundi dhe ma shpjegoi se arsyet nuk kishin të banin me Federatën”, theksoi tekniku i kombëtares shqiptare që tashma ka me qenë “anmiku’ i Italisë në ndeshjen e muejit Mars.