De Biasi: Zgjedhjet i kam ba të drejta, këta lojtarë na kanë prue në Europian

debiasi

“Zgjedhjet që kam ba janë ekskluzivitet i jemi. Kemi arritë deri këtu falë zgjedhjeve që kam ba në të kaluemen. Jam tregue i drejtpërdrejtë me lojtarët. Ata duhet me pranue vendimin mbasi që në fillim e kanë ditë që 4 lojtarë kanë me u largue. Vendimi asht marrë në bazë të punës që kemi zhvillue gjatë kësaj faze në Austri, ndërsa asht marrë parasysh aspekti teknik si dhe fizik dhe mandej kam vendosë për lojtarët që janë ma të gatshëm për ekipin”, ka thanë De Biasi sot, në nji koferencë tue i komentue kritikat për zgjedhjen e lojtarëve për Euro 2016.

I pyetun veçanërisht për lanien jashtë listës të Gjimshitit dhe Rashicës, De Biasi dha arsyet e largimit të tyne nga grupi.

“Gjimshiti nuk ka luejtë thuejse prej nji viti. Rashica ka luejtë shumë minuta këtë sezon me ekipin e Vitesse. Ai asht nji talent i madh, por ai nuk ka qenë pjesë e Shqipnisë në fazën eliminatore, ka luejtë pak minuta me Luksemburgun dhe Katarin. Ai asht pjesë e së ardhmes”, u shpreh De Biasi.