De Bosque: Nuk ju nxa besë turqëve

Spanjë-Turqi ka me qenë ndeshja e mbramjes së sotme në Euro 2016. Kampionët e Europës vijnë në këtë përballje mbas fitores 1-0 me Çekinë, ndërsa Turqia humbi ndaj Kroacisë në sfidën e parë të Grupit D.

“Objektivi primar i nji ekipi që merr pjesë në nji garë si Euro 2016 asht që me qendrue sa ma gjatë në të”, tha Terim. “Nëse naë marrim 1 pikë me Spanjën, kemi me i luejtë shanset tona në ndeshjen e fundit. Për neve barazimi kishte me qenë diçka shumë pozitive”.

Por, trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque nuk i beson shumë deklaratës së Terim dhe shtoi se në të vërtetë Turqia ka me luejtë për fitoren dhe jo barazimin.

“Mendoj se duhet me i interpretue ndryshe ato që deklarojnë kundërshtarët tanë”, tha Vicente del Bosque. “Shpesh ata thonë të kundërtën e asaj që mendojnë në realitet. Kështu që duhet me u pregaditë për skenarin ma të keq të mundshëm. Turqia asht nji ekip i fortë dhe na nuk duhet me qenë konfuzë”.