Deklarata e Ancelottit mbas humbjes së Bayern Munchen nga Atletico Madrid

Trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti mendon se ekipi i tij u ndëshkue mbas nji performance jo të kënaqshme në humbjen 1:0 nga Atletico Madrid të Mërkurën në Champions League.

Bayern krijoi shumë pak raste pamvarësisht se dominoi ndeshjen sa i përket posedimit të topit, dhe Ancelotti mbas ndeshjes u shpreh i frustruem nga loja e ngadaltë me topin e lojtarëve të tij.

“Na kontrolluem ndeshjen, por pika kryesore asht se sot na nuk kishim agresivitet në duele, nuk ishim shumë të vendosun. Humbëm shumë topa dhe luejtëm ngadalë,” tha Ancelotti.