Deklarata e Conte’s mbas ndeshjes: “Italia mundet…”

Trajneri i Italisë, Antonio Conte asht shprehë tejet i lumtun me fitoren 2-0 ndaj Belgjikës.

Simbas tij, shpirti luftarak solli fitoren.

‘Ky ekip kallxoi se mundet me arritë gjana të mëdha kur janë të bashkuem. Në këtë ndeshje u pa se kemi shpirt luftarak’, deklaroi ndër të tjera Conte.

Ndërsa, Giacherini që u zgjodh lojtari i ndeshjes, u shpreh se Italia e ka mbrojtjen ma të mirë në Europian.