Deklarata e ‘heroit’ Armando Sadiku!

“Heroi” i fitores historike në Francë, Armando Sadiku u shpreh shumë i emocionuem mbas fitores ndaj Rumanisë falë gollit të tij.

“Ky asht golli ma i bukur dhe ma emocionues në jetën time. Nuk e pash as topin që shkoi në rrjetë, vetëm kam dashtë me shkue me festue me lojtarët në bankën rezervë”.

Jam ndje shumë me besim. Kambët nuk shkonin mirë, mbasi kam qenë pak i lodhun. Faleminderit trajnerit, dhe besoj se ja shpërbleva me goll. Fitoren ja dedikoj tanë çunave që më kanë dhanë besim.

Tash ndeshjet kemi me kqyrë me ankth. Shpresoj që kemi me u kualifikue”