Deklarata e Karadzic: Qe kush e ndihmoi Ismail Morinën me ngritë dronin

Tomislav Karadzic ka thanë se droni në ndeshjen me Shqipninë asht lëshue me ndihmën e Serbisë. Ai ka edhe akuza edhe për ndeshjen në Genoa kundër Italisë.

Dikur kryetari i shoqatës së Futbollit të Serbisë dhe ish- president i Federatës së Futbollit serb, Tomislav Karadzic gjatë nji interviste dhanë të përditshmes serbe Informer, ka deklarue se nga ‘kuzhina e tyne’ janë organizue trazinat në Genoa, si dhe lëshimi i dronit që ka qenë shkak i ndërpremjes së lojës me Shqipninë në stadiumin e Partizanit në kualifikimet për Kampionatin Europian në Francë.

Ky akt në stadiumin e Partizanit, i kishte kushtue shtrejtë kombëtares serbe që ëasht vepër e Ismail Morinës, por Karadzic dyshon se dikush tjetër qëndron mbrapa krejt kësaj.

“Ndoshta edhe ai ka qenë nji hallkë në këtë organizim, ku e di. Por, nuk ka dyshim se e ka pasë mbështetjen nga Serbia. Nuk mundet dikush të vijë nga Shqipnia në Beograd, të ngjitet në karaxhixhkulmin e kishës dhe të lëshojë dronin, e për këtë askush të mos dijë asgja. Nuk ka asnji dyshim për këtë. Asht diçka e pabesueshme.”

“Asht dashtë guxim i madh të realizohet nji operacion i tillë kundër vendit të vet, kombëtares dhe interesit nacional. Hallall i qoftë. Nji gja e tillë nuk ka mujt të kryhet pa mbështetjen e madhe”, ka deklarue Karadzic.
“E dini se çfarë ka ndodhë mbas dronit e deri sot? Jam i vetmi që jam dënue me 70 mijë dinarë për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes”, ka shtue ai.

Shqipnia kishte fitue në CAS me rezultat 3-0, sikurse që kishte ba edhe Italia për incidentet në Genoa.